Maqedoni Zaev: Janë përgjuar edhe funksionarë edhe opozitarë

Zaev: Janë përgjuar edhe funksionarë edhe opozitarë

Biseda  të regjistruara ndërmjet gazetarëve dhe liderit të opozitës, Zoran Zaev, bisedat e tij me miqtë dhe vajzën tij,  telefonatat me ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska dhe ministri i financave, Zoran Stavrevski, biseda të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, Ljubço Georgievski, deklaroi Zaevi  në  konferencën e sotshme për shtyp.

Zaevi tha se këto bisedime  janë vetëm një pjesë e asaj që pason. Ai tha se janë përgjuar të gjithë figurat e njohura publike, gjithë gjyqësia, kryepeshkopi i KOM-it, organizata joqeveritare, gazetarë  madje ka pasur telefonata ndërmjet prezantuesit Dragan Pavloviq – Llatasit dhe Martin Protugerit.

Siç thotë Zaevi, nuk kanë të përgjuar vetëm kryeministri Nikola Gruevski dhe Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov.

“ Gjatë zgjedhjeve, kanë abuzuar shërbimet shtetërore  për të pasur 24 orë raportim. Çdo bisedë, çdo komunikim dhe e gjithë kjo me paratë e qytetarëve është shkelje e plotë e Kushtetetusës. Ne do të ngremë kundër Sasho Mijallkovi, drejtor i DSK-së, Goran Gruevski, udhëheqës i sektorit “Drejtoria e pestë” dhe N.N të punësuar në Drejtorinë e sigurisë dhe kundërzbulimit. Për të punësuarit që kanë qenë pjesë, por e kanë denoncuar veprën penale, presim të zbatohet neni 151, paragrafi 5 nga Kodi Penal sipas të cilit, këta persona lirohen nga ndjekja penale- deklaroi Zaevi.

Lideri i opozitës  tha se nga Prokuroria Publike do të kërkojnë të bëhet ekspertizë autentike për audio-regjistrimeve që publikoi opozita  në konferencën e  sotshme për shtyp dhe paralajmëroi s ditët në vijim do të publikojnë edhe regjistrime të reja.
Duke u përgjigjur në pyetjen se a është përgjuar presidenti Gjoge Ivanov, Zaevi u përgjigj se janë përgjuar “të gjithë figurat e rëndësishme politike”.

Nëse edhe atë e konsideroni se është figurë e rëndësishme, atëherë edhe ai është përgjuar- u përgjigj Zaevi.