Maqedoni Zaev- Plomp: Qytetarët kanë vendosur për qeveri e përkushtuar për reforma

Zaev- Plomp: Qytetarët kanë vendosur për qeveri e përkushtuar për reforma

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp, informojnë nga partia.

“Shumica e qytetarëve, më shumë se 600.000 persona kanë zgjedhur ndryshime. Ndryshimet tanimë kanë ndodhur dhe askush nuk mund t’i ndalë”, deklaroi Zaev.

Në takim është theksuar përkushtimi përgjegjës dhe parimor i LSDM-së ndaj provokimeve që më së paku i duhen Maqedonisë.

“Qytetarët kanë vendosur për Qeveri e cila do të hapë perspektiva dhe ai është hapi i ardhshëm në proceset e filluara demokratike në shtet”, tha Zaev.