Maqedoni Zaev për bisedën me Hajndël: Nuk ka rezultate konkrete, këto janë takime...

Zaev për bisedën me Hajndël: Nuk ka rezultate konkrete, këto janë takime fillestare

“Nuk u dakorduam për asgjë konkrete, bëhet fjalë për bisedime fillestare” deklaroi pas takimit 45 minutësh me të dërguarin e posaçëm Johanes Hajndël, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

Menjëherë pas Zaev, në takim me Hajndël arriti kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga shefi i kabinetit Artan Grubi dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi. Pas takimit me Ahmetin, Hajndël do të takohet edhe me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin.

Dje, Hanjdël u takua me ministrin e jashtëm, Nikolla Poposki, ambasadorin amerikan në vend, Bejli si dhe kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.