Maqedoni Zaev: Nuk e pranoj gjykatën, mund të më arrestojnë

Zaev: Nuk e pranoj gjykatën, mund të më arrestojnë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën e sotme të shtypit deklaroi se nuk do ta respektoj vendimin e gjykatës për rastin “Puçi”. Ai shtoi se nuk do të paraqitet çdo të hëne prej orës 9 ndërsa gjithashtu nuk do të merr pjesë në seancat e caktuara. Sipas tij, për këtë arsye gjykata duhet të jep urdhër për arrestimin e tij.

“Unë do të jem në selinë e LSDM-së ose Kampin e lirisë”, deklaroi Zaev.

Zaev tha se bisedimet me pushtetin dhe Gruevskin do të vazhdojnë, pa marr parasysh vendimit politik të gjykatës. Në pyetjen si do të mbahen bisedimet nëse ai arrestohet, kryetari i LSDM-së tha se me siguri do të takohen në burgun në Shkup.

Ai demantoi se ka bisedime sekrete me pushtetin, por tha se ka takime në të gjitha nivelet partiake. Sipas tij, deri në fund të javës do të përfundojnë të gjitha takimet dhe bisedimet.