Maqedoni Zaev: LSDM do të siguroj respektimin e profesionit të gazetarisë

Zaev: LSDM do të siguroj respektimin e profesionit të gazetarisë

Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE nuk duan mediume të lira. Mediume të kontrolluara dhe të varura për qytetarë të kontrolluar, ky është qëllimi i Nikolla Gruevskit. Për këtë, gënjeshtrat e mediumeve pro- qeveritare janë paguar me milionë euro, para të qytetarëve, deklaroi në konferencë shtypi në Strumicë, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Frika te Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE është frika nga e vërteta, të cilën do ta mësojnë qytetarët. Pa rregullimin dhe pastrimin e listave zgjedhore s’mund të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike. Mediumet e lira janë qëllimi kryesor i LSDM-së. Për këtë, me pushtet të ri LSDM do t’u garantoj gazetarëve lirinë e duhur”- tha Zaev.

Ai shtoi se LSDM do të siguroj respektim të profesionit të gazetarëve dhe liri të qëndrimeve.