Maqedoni Zaev dhe avokatët paraqiten në gjykatë, pritet fillimi i seancës

Zaev dhe avokatët paraqiten në gjykatë, pritet fillimi i seancës

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot është paraqitur në Gjykatën Themelore- Shkupi 1, ku pritet të filloj procesi gjyqësor për rastin “Ryshfeti” ku i akuzuar për mitmarrje është biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov- Saçavaliev.

Në gjykatë arriti edhe biznesmeni Nikolov si dhe avokatët e Zaevit, Filip Medarski, Vane Andreev dhe Jakim Naumov.

Fillimi i seancë është caktuar për orën 11 dhe në çdo moment pritet palët të futen në sallën e gjykatës.

Zaevi sipas aktakuzës, ngarkohet se në cilësi të personit zyrtar, si kryetar i Strumicës nga biznesmeni Ivano Nikolov ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro gjegjësisht nga 2 euro për çdo metër katror tokë ndërtimore në Strumicë, që Nikolov është interesuar ta privatizojë.