Maqedoni Makina të OSBE-së në rrethin e Likovës

Makina të OSBE-së në rrethin e Likovës

Dy makina të OSBE-së në Likovë Dy makina terreni të OSBE-së për momentin janë në rajonin e Likovës. Edhe pse policia u ka lejuar të nisen në Goshincë, nga OSBE kanë vendosur që mos të vazhdojnë sepse makinat nuk i kanë pasur me blindë, transmeton “Nova Tv“.

Një pjesë e ekipeve të gazetarëve, para pak çastesh, i ka ndaluar policia që të vazhdojnë drejt Goshincës. Reporterët e “Nova” Sashka Cvetkovska dhe Vlado Apostolov, dëshmojnë se u kanë thënë policëve se drejt Gushincës janë nisur ekipet e televizionit “Sitel” dhe gazetave nga MPM dhe se për ta gjithashtu terreni nuk është i sigurt, por ato nuk kanë reaguar.