Bota Ushtria i del në ndihmë policisë

Ushtria i del në ndihmë policisë

Rreth 300 policë sot janë pozicionuar nëpër Belgjikë për t’i vëzhguar objektet që mund të jenë cak i sulmeve, përfshirë edhe objektet në portin e qytetit Antverpen, njoftojmë mediumet belge.

Kryeministri belg, Stiven Vandeput, sot në intervistën deklaroi se ushtarët bëjnë vëzhgimin e ambasadave të caktuara dhe disa ndërtesa në lagjen hebraike në Antverpen.

Belgjika ngrit alarmin kundër sulmeve ekstremiste në nivelin e tretë, që është niveli i dytë më i lartë, pas aksionit të enjten, ku u vranë dy persona të dyshimtë ndërsa njëri është lënduar.

Kjo është hera e parë pas 30 viteve që autoritetet belge i përforcojnë forcat policore në qytetet me përfaqësues të armatës ndërsa e gjithë kjo ndodh pas aksioneve anti- ekstremiste ku dhjetëra persona u arrestuan në disa vende të BE-së.