Maqedoni Në Shkup thyhet shtiza e parë, tjerat në Bruksel

Në Shkup thyhet shtiza e parë, tjerat në Bruksel

Para se të mbahet takimi i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së, Nikolla Grurevski në Bruksel, në fakt edhe më tej është e paqartë se çfarë është arritur si përfundim në negociatat që të martën u zhvilluan në rezidencën e BE-së në Shkup, me ndihmën e ndërmjetësit, euro- komisarit, Johanes Han.

Edhe pse të dy partitë kishin qëndrimet e tyre lidhur me atë se si duhet zgjidhur kriza politike, duket se vështirë i realizojnë qëllimet e tyre.

Sipas Zaev, dokumenti përmban bazë të mirë fillestare, që duhet tani të respektohet nga të gjithë nënshkruesit.

“Në dokument saktë qëndron obligimi për qeveri e cila duhet t’i organizoj zgjedhjet e ardhshme. Pa marrë parasysh a do të arrihet marrëveshje më 10 qershor në Bruksel apo jo, kyçe është që të ketë marrëveshje për profilin e kësaj qeverie. Qëndrimi i opozitës është i qartë për opinionit, se pranohet çdo format dhe përbërje të qeverisë ku nuk do të jenë Gruevski dhe shkaktuesit e krizës në Maqedoni. Nëse kjo nuk arrihet, LSDM do të refuzoj fillimin e bisedimeve dhe do të vazhdoj me veprimin e vërtetuar jashtë- institucional”, tha ai.

Për Gruevskin nevojitet konstruktivitet maksimal pa spekulime, pa sajime dhe pa përhapjen e deklaratave të rrejshme.

“Të vazhdohet dhe të arrihet ajo që është e rëndësishme për shtetin, stabiliteti dhe siguria. Iu bëj thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën shtetit që të sillen pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive. Hapi i djeshëm është tregues i sigurisë se ne besojmë dhe jemi thellë të bindur se qytetarët do ta zgjidhin këtë opsion e jo opsionin e shkatërrimit. Hapi jonë i djeshëm është tregimi i sigurisë se besojmë dhe jemi thellë të bindur se qytetarët do ta zgjidhin sërish këtë opsion e jo opinionin e shkatërrimit dhe të përhapjes së urrejtjes, nuk do ta zgjedhin opsionin i cili i sjell dëm shtetit për shkak të interesit personale dhe partiak. Ky opsion sërish do të mposhtet”– deklaroi Gruevski.

Çështje të njohura për të cilat ka marrëveshje janë:

  • Zgjedhje deri në fund të muajit prill të vitit tjetër.

Çështjet për të cilat pjesërisht ka marrëveshje janë:

  • Qeveri tranzicioni pa u ditur përbërja e saj;
  • Nuk do të vlej marrëveshja nëse nuk arrihet qeveria e tranzicionit;
  • Промена на Изборниот законик;
  • Pastrimin e listës zgjedhore.

Çështja të panjohura janë:

  • A do të ketë regjistrim të popullatës;
  • A do të ndërrohet prokurori publik;
  • A do të ketë ndryshim të kuadrit udhëheqës të RTVM.