Maqedoni VMRO- DPMNE: Zaevi është vegël e shërbimeve sekrete

VMRO- DPMNE: Zaevi është vegël e shërbimeve sekrete

Ndaj konferencës për shtyp të LSDM-së, doli me reagim me shkrim VMRO – DPMNE-ja.  Në të thuhet:”Zoran Zaev vazhdon me skenarin e vet të destabilizimit të Maqedonisë. Ky fakt tani është i qartë edhe për mbështetësit më të mëdhenj të LSDM-së. Roli i tij është që të jetë mashë e qendrave të huaja me qëllim të prishjes së stabilitetit të Maqedonisë dhe prishjes së reputacionit të saj ndërkombëtar. Ai vetë me këto konferenca për shtyp konfirmoi se kush ka qenë i përgjuar dhe se përgjimin e kanë bërë persona nga jashtë nën patronazhin e një qendre të huaj. Të kujtojmë, Zoran Zaev është i njëjti njeri që para më pak se një viti tha se LSDM-së nuk i ngjan të jetë parti patriotike dhe më në fund Zoran Zaev është kryetar i partisë që në mënyrë sistematike e miratoi ligjin më të keq në Republikën e Maqedonisë, Ligji për ndarjen territoriale dhe pastaj e minoi referendumin për të njëjtin”, thuhet në njoftimin e VMRO – DPMNE-së. Gjithashtu theksohet se vetëm duke krijuar konflikte dhe destabilizim, LSDM-ja dëshiron të marrë pushtetin, por qytetarët janë të mençur dhe e dinë si ti njohin sjelljet shkatërruese të LSDM-së dhe të Zaevit, theksojnë nga VMRO – DPMNE-ja.