Maqedoni VMRO-DPMNE: Pendarovski të tregoj se si Zoran Zaev ka siguruar telefonatat...

VMRO-DPMNE: Pendarovski të tregoj se si Zoran Zaev ka siguruar telefonatat e përgjuara

VMRO-DPMNE ka bërë thirrje Stevo Pendarovskit, herën tjetër kur të shkoj në Prokurorinë Publike të tregoj se si Zoran Zaev i ka siguruar telefonatat e përgjuara, me cilin shërbim të huaj ka bashkëpunuar Zaev dhe të shpjegoj çka presin shërbimet e huaja nga Zaevi si shpërblim.

Ky reagim i VMRO-së vjen pas deklaratës së bërë nga ana e Pendarovskit se ka qenë i përgjuar për tre vjet me radhë.

“Skenari i LSDM-së është i qartë dhe ata janë zbuluar, dhe nga këtu ata duhet të vazhdojnë me parodi të tilla, vetëm për ta mbuluar skandalin në të cilin është futur Zoran Zaev  dhe udhëheqësia e partisë. Në zgjedhje humbën me mbi 200 mijë vota dallim dhe qytetarët qartas u përcaktuan për opsionin i bazuar në punë dhe projekte, në vend të politikave destruktive të LSDM-së për krijim të krizave dhe mbajtje peng të qyqarëve dhe shtetit”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.