Maqedoni Qeveria megjithatë miratoi provimin shtetëror

Qeveria megjithatë miratoi provimin shtetëror

Në mbledhjen e sotme të hapur të Qeverisë,së Republikës së Maqedonisë janë pranuar reformat në për arsimin e lartë, i cili parashef dhënjen provimit shtetërorë për studentët. Me këtë u mbyll debati publik mbi këtë ligj, i cili do të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për votim.

 

Ministri për arsim dhe shkencë, Abdilaqim Ademi tha se në të kaluarën kanë pasur debate konstruktive me të gjithë palët e interesuara, nga të cilët kanë marrëvërejtje, dhe disa prej tyre i kanë pranuar.

– organizuam debate në universitete, dhe debate me kryetarët e parlamenteve studentorë, debate me SONK dhe jemi u takuar edhe me udhëheqësitë e rektorateve. Përshtypja është se debatet kanë qenë konstruktive, morëm propozime konkrete për përmirësimin e ligjit dhe disa prej propozimeve janë pranuar – tha Ademi.

Ademi tha se debatet publike vërejtja më e madhe ishte se me këto reforma do të rrezikohet autonomia e universiteteve. Prandaj, si një ndryshim në këto reforma do të jetë që anëtarët e Këshillit të Akreditimit do të zgjidhen në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

– Nga debatet publike, ka pasur vërejtje nga universiteteve se do të kërcënohet autonomia e tyre. Pranuam dhe propozojmë që Bordin e akreditimit në të ardhmen ta zgjidhet nga parlamenti, i cili është themelues i universiteteve publike, dhe jo qeveria – tha Ademi.

Ai shtoi se do të ketë një ndryshim edhe në numrin e anëtarëve në Bordin për akreditim, i cili do të jetë 11, dhe  jo nëntë siç ishte planifikuar më parë. Presidenti do të zgjidhet nga anëtarët e bordit me votim të fshehtë nga shumic e votave nga numri I përgjithshëm I antarëve. Bordi do të duhet të dorëzojnë një raport vjetor në Parlament.

Në mbledhje  u konstatua edhe forma përfundimtare e provimit të shtetit, i cili do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë do të zbatohet në vitin e dytë, ndërsa pjesa e dytë do të zbatohet në vitin e fundit. Një vit para se të aplikohet provimi shtetërorë i detyrueshëm, do të ketëprovim shtetërorë provues. Do të jepet katër herë në vit, në fund të shkurt, prill, gusht dhe nëntorë. Do të përmbajë pesë pyetjet nga lëndët e detyrueshme dhe zgjedhore. Provimi do të zhvillohet në mënyrë elektronike, pyetjet do të propozohen nga vetë profesorët, por të aprovuar dhe miratuar nga Bordi I akreditimit, i cili mund të shton pyetje. Dy testimet e para do të jenë pa pagesë.

Provimi shtetërorë do të vlejë për të gjithë studentët e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë që do të regjistrohen në vitin akademik 2015/2016.