Maqedoni Vajgëll: Raporti pozitiv për Maqedoninë varet nga Marrëveshja e Përzhinos

Vajgëll: Raporti pozitiv për Maqedoninë varet nga Marrëveshja e Përzhinos

Raporti për avancimin e vendit dhe për atë se Maqedonia a do të humbas rekomandimin për vend kandidat të BE-së, varet nga implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos, tha eurodeputeti Ivo Vajgëll, pas takimit të sotëm me liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Ai deklaroi se shumë shpejt do të fillojë procedura parlamentare për avancim dhe do të mund ta marrin parasysh edhe Marrëveshjen e Përzhinos.

-Unë sinqerisht shpresoj se ne do të mund të marrin në konsideratë Marrëveshjes mes të gjitha partive politike, ju e quani Marrëveshja e Përzhinos, dhe shpresoj se do të respektohen afatet që janë caktuar. Nuk bëhet fjalë për një ose dy ditë, në disa raste, por vazhdimi i procesit duhet të jetë në interes të të gjithëve por mbi të gjitha në interes të shtetit. Mendoj se vonesat e paarsyeshme mund të shkaktojnë problem më të madh për Maqedoninë. Nëse marrëveshja nuk zbatohet në tërësi vendi do të konsiderohet si një vend në krizë dhe ne besojmë se kriza u kapërcye përmes Marrëveshjes së Përzhinos. Dua të shoh se edhe mediumet përkrahin Marrëveshjen dhe rrisin presionin ndaj partive politike t’i përmbahen marrëveshjes- tha Vajgëll.

Duke u përgjigjur në pyetjen se Maqedonia mund të humb rekomandimin, ai deklaroi se shpreson raporti vjetor të mos jetë më keq se raporti i vitit të kaluar.

Do të donim që Maqedoninë ta shohim si shtet të besueshëm kandidat për anëtare të BE-së. Gjithsesi se kjo varet nga zbatimi i Marrëveshjes  dhe aftësisë që në prill të mbahen  zgjedhje korrekte demokratike dhe transparente- deklaroi Vajgëll.

Takimi i radhës i Vajgëllit është zëvendëskryeministrin e eurointegrimeve Fatmir Besimi, dhe pastaj do të largohet nga Maqedonia.

Nga LSDM-ja opozitare bënë të ditur se Zaev ka njoftuar zyrtarin evropian, se me veprimet e fundit VMRO shkeli Marrëveshjes politike dhe po e cenon punën e pavarur e Prokurores Speciale.

‘Kjo është përpjekje e pushtetit të Gruevskit, që LSDM-ja të heq dorë nga procesi i bisedimeve dhe përpjekje për sabotimin e punës së pavarur të prokurores publike speciale”, deklaroi Zoran Zaev në takim.