Maqedoni Nxënësit e “11 Tetorit” sot u kthyen në mësim

Nxënësit e “11 Tetorit” sot u kthyen në mësim

Nxënësit e “11 Tetorit” prej sot do t’i kthehen procesit arsimor. Inspektorati shtetërorë sanitar dje konstatoi se nuk ka pengesa për vazhdimin e mësimit.

Sipas analizave nga Qendra për shëndet publik, uji për pije në SH.F “11 Tetor” është kimik dhe i rregullt në aspektin bakteriologjik. Ekzemplaret e ajrit të marra nga klasat janë të rregullta dhe nuk janë gjetur përqendrime më të mëdha se parametrat e përcaktuar përveç rritjes enorme të temperaturës nëpër klasa ku kanë qenë fëmijët, përqendrimet e rrita minimale të oksigjen sulfurit dhe dyoksid karbonit që munden në periudhë më të gjatë të rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.

Rekomandohen sërë masash që duhet të ndërmerren në lidhje me higjienën në shkollë, që këto ditë është dezinfektuar plotësisht.

Komuna Qendër për sot kishte caktuar seancë të Këshillit me pikën e vetme në rend dite në lidhje me ngjarjet e fundit në SH.F “11 Tetor”.