Bota Ballkan Arrestohet nipi i Enver Hoxhës, kapet me drogë

Arrestohet nipi i Enver Hoxhës, kapet me drogë

Nga operacioni ndërkombëtar u zbulua laboratori në Fushë-Labinot të Elbasanit, ku u sekuestruan mbi 100 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa përfunduan në pranga 8 persona. Sipas policisë, u arrestuan gjashtë shtetas shqiptarë dhe dy shtetas kolumbianë.Ndër personat e  arrestuar u përmend edhe emri i Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në automjetin e Saimir Butkës u gjetën 18 kg kokainë dhe 300 mijë euro. Ndërkaq persona të tjerë janë shoqëruar nga policia e Durrësit. Në laborator, i cili ndodhet në Xibrakë, fshat afër zonës së Labinot Fushë dhe Labinot Mal, rreth 15 kilometra larg qytetit Elbasan, janë gjetur e sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një sasi prej 100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë e pastër si dhe 4 tonë përzierës kokaine. Laboratori ishte adoptuar tek një ish stallë lopësh e kthyer prej vitesh në magazinë.