Maqedoni “Ua, Zaev” në tubimin e parkut “Gruaja luftëtare”

“Ua, Zaev” në tubimin e parkut “Gruaja luftëtare”

Thuajse 300 deri 500 persona u tubuan në parkun “Gruaja luftëtare” dhe përreth Portës “Maqedonia”, pas thirrjes në rrjetet sociale, pas aksionit të MPB-së “Puç”, në të cilin lideri i LSDM-së Zoran Zaev është dyshuar për marrje jodemokratike të pushtetit,

Nuk ka  parulla , nuk ka flamuj, nuk ka  tribunë dhe herë  pas here dëgjohen zëra “ua Zaev”.

Rruga e Kuvendit është e bllokuar, kurse të tubuarit në pyetjen pse janë në tubuar thonë se kanë ardhur të shprehin revoltën kundër tradhtarëve të vendit.

Grupi është nisur drejt selisë së LSDM-së, por  forcat speciale të policisë i bllokuan në udhëkryq në rrugën “Jordan Mijalkov”.

Para selisë së partisë opozitare, gjithashtu është tubuar një grup i madh njerëzish të cilët  presin t’iu drejtohet dikush nga  kryesia e LSDM-së.