Maqedoni TVM shpall konkurs për redaktor të programit informativ

TVM shpall konkurs për redaktor të programit informativ

Radio -televizioni i Maqedonisë sot shpalli konkurs për redaktor të programit informativ në servisin e parë programor.

Si kushte themelore kërkohen arsimi i lartë, pesë vite përvojë pune në gazetari, shërbim aktiv me një gjuhë botërore, funksionim të pavarur me programe kompjuterike për kryerjes e detyrave në këtë vend pune dhe aftësi audio- vizuale.

Rroga fillestare që do ta merr redaktori është 27.804 denarë.

Ky vend është i zbrazët pasi Goran Petreski shkoi në gazetën ditore “Vest” në postin e kryeredaktorit.