Maqedoni Reagime në Twitter: Bëni gati që të largohen

Reagime në Twitter: Bëni gati që të largohen

Sipas audio regjistrimeve që sot i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kryeministri Gruevski ka kontraktuar përqindje dhe provizione dhe ka kryer disa intervenime joligjore në procedura të tenderit. Nëpër rrjetet sociale u paraqitën sërë komentesh se përqindjet, që sipas Zaev, i ka marrë Gruevski, janë para të vjedhura nga populli. Një pjesë e komentuesve në Twitter komentojnë edhe pjesë e bisedës ku Gruevski thotë se po vonohet dhe se populli po e pret.