Tetëdhjetë e gjashtë të vdekur dhe mbi 190 të lënduar është bilanci i fundit i sulmit terrorist në Ankara.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davotuglu ka treguar disa fakte nga sulmi terrorist duke shpallë tri ditë zie në gjithë Turqinë. Ai ka thënë se ekzistojnë indikacione se dy sulmues vetëvrasës janë përgjegjës për vdekjen e 86 njerëzve në Ankara.
Dy eksplodime kanë shpërthyer të shtunën në mëngjes gjatë protestës së qetë që është mbajtur para stacionit hekurudhor në Ankara.
“Faktet e dhëna na qojnë se janë dy sulmues me bomba që e kanë kryer sulmin terrorist. Shpall tri ditë zie në krejt Turqinë”, ka thënë Davotoglu.
Eksplodimi ka ndodhur gjatë “Marshit të paqes”, protestës kundër konfliktit të shtetit me kurdët militant në Turqinë juglindore.
Në ndërkohë, rreth 2000 persona kanë dalë nëpër rrugët e Stambollit për ta dënuar sulmin në kryeqendrën e Turqisë.
March on Istiklal in #Istanbul one hr ago to protest #Ankara bombing. Stay safe out there, everyone. via @140journos: pic.twitter.com/LvChK36vlj
— Jennifer Hattam (@TheTurkishLife) October 10, 2015
Protesters clash with #police after ambulances ‘blocked’ following explosions http://t.co/t8pZhHebag #AnkaraBombing pic.twitter.com/tea7gvKXtW
— Adriaan Hofstra © (@adhofstra) October 10, 2015