Ekonomi CEBI: Britania e Madhe deri më vitin 2030 do të shndërrohet ekonomia...

CEBI: Britania e Madhe deri më vitin 2030 do të shndërrohet ekonomia më e fuqishme e BE-së

Britania e Madhe, deri më vitin 2030 do të shndërrohet në ekonominë më të fuqishme të Evropës, duke e kaluar Gjermaninë, vlerëson qendra për hulumtimin e ekonomisë dhe bisnesit CEBI me seli në Londër. Në raportin vjetorë me të cilën merret me 30 ekonomitë më të fuqishme të botës, CEBI vlerëson se rënia e popullatës dhe dobësimi i euros, do të ndikojë negativisht në ekonominë gjermane, siç transmetojnë mediat belge. Nga ana tjetër, siç potencon kjo Qendër se shtimi i popullatës në Britani, me shpejtësi do kontribuojë në ngritjen e vendit, ekonomi e cila vitin e ardhshëm do ti tejkalojë rezultatet maksimale qe i arriti para recesionit. CEBI shton se për ekspozimin e ekonomisë së Britanisë, përveç shtimit të numrit të popullatës, do të kontribuojë dhe varësia e vogël nga ekonomitë të tjera evropiane, si dhe relativisht tatimet e vogla në krahasim me standardet evropiane. Në raportin e ligës ekonomike botërore, ku CEBI i rangon ekonomitë të tjera globale, dhe i parashikon pozicionet e tyre të ardhshme, gjithashtu parashikon se Kina do ta arrijë ekonominë e SHBA ve më vitin 2028 që është më mirë se sa disa parashikime të disa analistëve.