Maqedoni Tre policët e lënduar në Butel lëshohen në shërim shtëpiak

Tre policët e lënduar në Butel lëshohen në shërim shtëpiak

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski ka vizituar policin T.P në Qendrën urgjente në Shkup, ku i ka dëshiruar kurim të shpejtë.

Nga MPB njoftojnë se në ngjarjet e mbrëmshme në Butel janë lënduar tre policë, por pas intervenimit mjekësor janë lëshuar nëpër shtëpitë e tyre.

“Policët janë lënduar kur grupi i njerëzve tentuan të kalojnë kordonin policor dhe të ballafaqohet me grupin i cili më herët kishte vendosur tenda në vendin ku parashihet vendosja e kryqit” thuhet në njoftimin e MPB-së.