Maqedoni Transport falas publik në Shkup për shkak të ndotjes

Transport falas publik në Shkup për shkak të ndotjes

Transporti publik falas prej sot- edhe në autobusët e NPT edhe në ato të transportuesve privat, larje të rrugëve dhe kontrollimin e punishteve dhe automjetet që i lëshojnë punishtet si dhe thirrje për qytetarët të shkojnë në punë ose fakultet me autobusë e jo me makina. Këto janë masat e Qytetit të Shkupit për menaxhimin me ndotjen e madhe të ajrit këtë javë, deklaroi sot në konferencë shtypi kryetari i Qytetit, Koce Trajanovski.

Mjetet dhe rekomandimet do të vlejnë deri në uljen e ndotjes nën pragun e alarmit.

Gjithashtu do të bëhet larja intensive e rrugëve.

Kryetari i Shkupit gjithashtu paralajmëroi se nëse kushtet e motit janë të volitshme për këtë, do të vazhdoj spërkatja e rrugëve me kalcium acetat, përbërje për të cilën besohet se për vete lidh një pjesë të grimcave të dëmshme në ajër.