Maqedoni Trajanov – Pllomp: Nevojitet formim i qeverisë eksperte

Trajanov – Pllomp: Nevojitet formim i qeverisë eksperte

Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov sot u takua me ambasadorin e Holandës, Vauter Pllomp.

Në takimin, Trajanovi ka theksuar se është në interes të qytetarëve të zgjidhet kriza politike, të normalizohet jeta dhe të zhbllokohen proceset eurointegruese.

– Nevojitet formim i Qeverisë eksperte, e cila duhet të zbatojë reforma në sistemin gjyqësor dhe në sigurinë, si dhe depolitizim i plotë i institucioneve shtetërore. Reformat në mediat, si dhe pastrim të listës së zgjedhësve janë prioritete të larta dhe kushte themelore për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme. Protestat janë reflektim i pakënaqësisë së qytetarëve dhe njëfarë presioni demokratik për organizimin e zgjedhjeve të lira, që duhet të organizohen në periudhë më të shkurtër – shprehet Trajanov.