Bota Ballkan Anija transportuese pësoi fatkeqësi në afërsi të portit turk Samsun

Anija transportuese pësoi fatkeqësi në afërsi të portit turk Samsun

Një anije transportuese, e cila ka lundruar nën flamurin e “Sent Kits dhe Nevis” ka përjetuar fatkeqësi afër portit turk Samsun në Detin e Zi, njoftoi televizionin turk Si-En-En Turk.

Për shkak të stuhisë që e përfshiu rajonin, anija “Galf Rio”, e cila ka lundruar nga Ukraina, është lakuar në njërën anë dhe në të ka filluar të hyjë ujë. Moti i keq dhe deti i tërbuar nuk u lejojnë ekipeve të shpëtimit t’i afrohen anijes. Është kërkuar ndihmë nga ajri.

Në kuvertën e anijes, e gjatë 90 metra, ka ekuipazh 10-anëtarësh. Anija, e cila ka transportuar sojë, gjendet në rreth 50 metra nga bregu. Vijon aksioni i shpëtimit.