Maqedoni Ai që i jepte lista zgjedhore Janakievskit, kryesori për referendumin në Qendër

Ai që i jepte lista zgjedhore Janakievskit, kryesori për referendumin në Qendër

Referendumin për pamjen e QTQ-së që do të mbahet në komunën Qendër do ta zbatojë komisionin komunal me kryetarin e vjetër. Arsye për këtë është ajo që KZSH nuk e miratoi rendin e sotëm, ku si pikë e dytë ishte shqyrtimi i gjendjes me komisionin komunal zgjedhor në Qendër për bisedat e publikuara nga LSDM, ku kryetari i NK Qendër i jep lista zgjedhore ministrit për transport dhe lidhje, Mile Janakievski.

Anëtarët e Komisionit nuk mundën të merren vesh nëse pika duhet të ngel apo të hiqet nga rendi i ditës.

Propozimi i anëtarët të komisionit, Vlatko Sajkovski ishte pika të tërhiqet nga rendi i ditës sepse KSZH nuk posedon me kurrfarë materiali për të cilat mund të diskutohet, për shembull, aktvendim, ndryshim të vendbanimit etj. “PËR” propozimin e tij votuan tre anëtarë të komisionit, tre ishin “KUNDËR” dhe një “ABSTENIM”. Për tërë rendin e ditës votuan tre “PËR”, tre “KUNDËR” dhe një “ABSTENIM”.