Ekonomi Ekipi i FMN-së viziton Maqedoninë

Ekipi i FMN-së viziton Maqedoninë

 

Prej nesër e deri më 8 korrik, ekipi i Fondit ndërkombëtarë monetar në krye me Jesmin Rahman, do të qëndroj në Shkup. Vizita është për zbatimin e shqyrtimit vjetor të ekonomisë së Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga FMN, në fund do të shpallen edhe notat preliminare ndërsa do të përgatitet edhe raport për të cilin do të diskutohet në këshillin ekzekutiv të FMN-së.

Vizita është pjesë e aktiviteteve të rregullta të FMN-së për ndjekjen e ekonomisë në të gjitha shtetet-anëtare.