Maqedoni Thaçi nuk beson se do të ketë takim liderësh

Thaçi nuk beson se do të ketë takim liderësh

„Në takimin e liderëve që po paralajmërohet ditëve të fundit nuk ka se çfarë të ofrohet për dalje nga kriza. Takimi i tillë do të ishte joserioz dhe nuk besoj se do të mbahet”. Këtë në konferencë me gazetarët e deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas mbrëmjes së mbrëmshme të iftarit që PDSH-ja e mban tradicionalisht në Tetovë.

Zgjidhja për rrugëdaljen nga kriza politike, sipas Thaçit, është afatgjate. Formimi i qeverisë teknike për të është e papranueshme. PDSH-ja konsideron se duhet të formohet qeveria e gjerë e koalicionit, në të cilën gjysma e posteve ministrore që deri tani i ka BDI-ja do të duhej t’i takojnë PDSH-së. Zgjidhja e këtillë për rrugëdalje nga kriza do të thoshte edhe mbajtje të zgjedhjeve parlamentare në terminin e rregullt në vitin 2018, shprehet Thaçi.

Sipas tij, qeveria e gjerë e koalicionit duhet ta organizojë edhe regjistrimin, kush do të garantonte listë të pastruar të zgjedhësve. Për operacionet e këtilla statistikore, nevojitet kohë dhe prandaj është e pamundshme që të mbahen zgjedhje në vjeshtë ose në mars të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale.