Maqedoni “Plenumi studentor” e përkrahin edhe studentët nga ShBA-ja dhe Serbia

“Plenumi studentor” e përkrahin edhe studentët nga ShBA-ja dhe Serbia

Asociacioni i studentëve të Ballkanit në Universitetin “Xhorxh Vashington” në ShBA mbështet qëndrimet e “Plenumit Studentor”, kundër reformave të paralajmëruara në arsimin e lartë.

Stidentët e Serbisë, nëpërmjet rrjeteve sociale, filluan të organizohen për përkrahjen e kolegëve të tyre të Maqedonisë, kundër provimit shtetëror të paralajmëruar. Ata synojnë që të mërkurën të dalin në protesta para ambasadës së Maqedonisë në Beograd, në të njëjtën kohë kur është caktuar marshi i studentëve në Shkup dhe në mënyrë simbolike të shprehin përkrahjen e tyre.