fbpx

Taborët e profesorëve i lanë hije studentët

-

Seanca parlamentare për ndryshimin e ligjeve për arsimin, e cila do të mbahet nesër, përsëri në të njëjtin vend do t’i mbledhë studentët dhe profesorët. Siç thuhet edhe në evenimentin e paralajmëruar në “Fejsbuk”, studentët të mbledhur në “Plenumin Studentor” u bëjnë thirrje kolegëve të mblidhen në orën 11, para Kuvendit dhe “të japin mbështetje për ndryshimin e ligjeve”. Para Kuvendit do të mblidhen edhe profesorët e “Plenumit të Profesorëve”, i cili edhe njëherë e përsëriti qëndrimin për ndalimin e ndryshimeve të ligjeve derisa të krijohen kushte për debat që do të dalë nga evalvimi i proceseve arsimore.

Edhe pse të dy plenumet veprojnë së bashku, nuk mund të mos vihet re se në marshin e parë dhe të dytë kishte më shumë pjesëmarrës sesa në marshin e tretë të cilit iu bashkëngjit “Plenumi i Profesorëve”. Sidoqoftë, në opinion kohët e fundit u krijua përshtypja se profesorët e “Plenumit të profesorëve” e lehtësuan energjinë e fuqishme të fillimit të studentëve. Profesorët edhe nga “Plenumi i Profesorëve” dhe nga “Iniciativa Qytetare për Mbështetjen e Njohurive në Arsimin e Lartë” i pyetëm a mendojnë se ndikimi i tyre në këtë periudhën e fundit i la në plan të dytë studentët, kurse nëpërmjet kësaj i margjinalizuan edhe kërkesat e studentëve?

Darko Malinovski nga “Plenumi Studentor” mendon se “Plenumi i profesorëve nuk e ka margjinalizuar punën e studentëve.

Nuk shikoj të kemi ndonjë problem me “Plenumin e Profesorëve”, ndoshta ky është kundërplenumi – na u përgjigj Malinovski.

Sipas Biljana Vankovska, një prej profesorëve më të zëshëm të “Plenumit të Profesorëve”, me veprimtarinë e tyre nuk margjinalizohen kërkesat e studentëve dhe nuk zvogëlohet roli i tyre në luftën për reforma më efikase. Ajo thotë se krijimi i “Plenumit të Profesorëve” ishte një thurje e ngjarjeve dhe ai nuk do të dëmtojë askënd.

– Studentët,  për shkak të pushimeve, duhej të shkonin në shtëpi. Kurse ne, profesorët, shumica jemi në Shkup dhe vendosëm si mbushje e zbrazësisë ta formojmë “Plenumin e Profesorëve”. Agjenda jonë, është, megjithatë, më e madhe, nuk është  vetëm provimi shtetëror, prandaj dhe nuk shohim se jemi konkurrencë e studentëve. Megjithatë, jemi solidarizuar me ta edhe përveç asaj se kemi më tepër vërejtje, nuk shoh se kemi mendime të ndryshme. Pas “Iniciativës Qytetare” nuk janë studentët. Edhe pse Plenumi ynë u formua më vonë, profesorë nga fakultetet kishte edhe në marshin e parë të studentëve – thotë Vankovska.

Profesoresha Tanja Karakamisheva, e cila është udhëheqëse e “Iniciativës qytetare”, nuk konsideron se në ndonjë mënyrë i margjinalizojnë studentët. Karakamisheva thotë se nëse nuk përzihej “Plenumi i Profesorëve”,  iniciativa e tyre qytetare nuk do të reagonte.

– Para se të përziheshin profesorët, ne në asnjë mënyrë nuk i penguam studentët. Por, pasi pamë se ka profesorë të cilët filluan të reagojnë, nuk mund të heshtnim. Në momentin kur pamë se profesorët i shfrytëzojnë studentët, duhej t’i mbronim edhe ne të drejtat tona. Nëse më pyesni mua, konsideroj se i gjithë kjo reformë është shumë e vonuar ajo duhej të fillonte nga profesorët dhe jo nga studentët, sepse ne jemi fajtorë për këtë situatë. Pasi të rregullohej situata me profesorët, mund të vazhdohej me reformat për studentët – thotë Karakamisheva.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.