Maqedoni Studentët e fakulteteve teknike bojkotojnë mësimin

Studentët e fakulteteve teknike bojkotojnë mësimin

Në një transparent me mbishkrim “Zona Autonome”, anëtarët e Plenumit Studentor sot në fakultetet teknike hyrën në të gjitha amfiteatrot duke u bërë thirrje kolegëve të tyre për t’i mbështetur.

Plenumi i Studentëve edhe më tej vazhdon betejën e tij kundër ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë, sipas të cilit parashihet edhe provimi shtetëror.

Rreth pesëdhjetë aktivistëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike iu bashkëngjitën edhe studentë të tjerë të cilët braktisën ligjëratat dhe t’u bashkuar me turmën.

Për studentët që kanë mbetur në ligjërata, nga Plenumi Studentor thonë se ata nuk e kuptojnë rëndësinë e aktiviteteve të studentëve që u zhvillua në Plenum të Studentëve.

Në lidhje me paralajmërimet se ditën e nesërme do të “pushtohen fakultetet”, nëse do të ketë kamp apo jo, nga Plenumi Studentor thonë se gjithçka do të jetë e qartë pas takimit, por thonë se një bojkotim do të bëhet edhe në kompleksin “Shën Kirili dhe Metodi”.