Maqedoni Stavrevski kërkon që Shilegov të kërkoj falje

Stavrevski kërkon që Shilegov të kërkoj falje

Ministria e Financave regaoi në  konferencën për shtyp përgënjeshtron akuzat e parashtruara nga zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në adresë të ministrit Zoran Stavreski se ka nënshkruar marrëveshje me firmën kryerëse të rrjetit të kanalizimit në Prilep, të cilat i vlerësoi si dezinformatë të paturpshme dhe i paralajmëroi padi nëse në afat prej 48 orëve nuk i kërkon falje publike ministrit për shpifjen e shqiptuar.
Siç thuhet në përgënjeshtrimin e Ministrisë së Financave në lidhje me konferencën për shtyp të Shilegovit, ata kërkuan nga ai që publikisht ta tregojë dokumentin, për të cilin pohon se Stavreski e ka nënshkruar.

Nga Ministria e Financave pyetën nëse Shilegov spekulon edhe me involvimin e BE-së në zgjedhjen jotransparente të firmës për rrjetin e kanalizimit në Prilep.