Maqedoni  “Plenumi i shkollave të mesme” bën thirrje për tubim publik për 1...

 “Plenumi i shkollave të mesme” bën thirrje për tubim publik për 1 shtator

Thirrje deri tek të gjithë qytetarët për tubim publik në parkun e gazetarëve, përballë Ministrisë së arsimit më 1 shtator prej orës 18 dërguan anëtarët e “Plenumit të shkollave të mesme”.

Nga Plenumi thonë se sërish kthehen për ta vazhduar betejën që e filluan vitin e kaluar.

“Shpresojmë që Ministria e arsimit këtë herë do ta kuptojnë seriozitetin tonë dhe më në fund do të vendos që të bashkëpunoj. Për këtë qëllim më 1 shtator prej orës 18, ju ftojmë në tubim publik në Parkun e gazetarëve i cili do të përcillet me ligjërata alternative, diskutim penali dhe shumë aktivitetet tjera. Folësit dhe agjenda e plotë do të publikohen së shpejti. T’ju tregojmë se jemi serioz dhe më të guximshëm se kur do herë” thonë nga Plenumi.

Nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë në 4 vitet e ardhshëm të jepet provimi me konceptin e vjetër i maturës shtetërore e gjatë kësaj periudhe grupet e punës të përsosin modelin e ri i cili do të zbatohej për gjeneratat e ardhshme.

Kërkesa e dytë e Plenumit është që testimi ekstern të jetë anonim dhe nota të mos figuroj askund nëpër dëftesa.