Qindra mjek u mblodhën në qendrën klinike në Nëna Terezë që ti japin mbështetje mjekut i cili para tre ditëve u plagos me armë zjarri në Klinikën për sëmundje degjistive, nga ana e një pacienti. Mjekët shprehën solidaritet me kolegun e tyre dhe kërkuan bashkëpunim më të madh me ministrinë e shëndetësisë-shkruan “Plusinfo”.

Nga Prokuroria publike dje për “Meta” deklaruan se prokurori publik që e udhëheq hetimin për incidentin e armatosur në Qendrën klinike, ka kërkuar që të merren regjistrimet video-mbikëqyrja.

Më konkretisht nga fella e mjekëve kërkojnë që të marrin pjesë në miratimin e ligjeve nga fusha e shëndetësisë dhe me këtë të përmirësojnë gjendjen e tyre në shoqëri si dhe kualitetin e shërbimeve mjekësore për pacientët.