Maqedoni Takimi i grupit punues për Përzhinon mbahet në Klubin e Deputetëve

Takimi i grupit punues për Përzhinon mbahet në Klubin e Deputetëve

Takimi i grupit punues për Marrëveshjen e Përzhinos megjithatë do të mbahet por në Klubin e deputetëve. Në moment të fundit është ndërruar, sepse fillimisht takimi duhej të mbahej në hapësirat e OSBE-së në Shkup.

Nga zyra e OSBE-së  në Shkup  pohojnë se  te ata ka ardhur informacion se takimi nuk do të mbahen  por edhe sa ata nuk  i dinë shkaqet për këtë.

Tema të  bisedimeve të takimit të sotëm duhej të ishin Kodit Zgjedhor, ndryshme  lidhur me zgjedhjet, listën e re zgjedhore,  përbërjen e re të Komisionit  Shtetëror Zgjedhor, si dhe votimin e diasporës,

Në përputhje me Marrëveshjen e  2 qershorit, si dhe atë 15 korrikut, partitë duhet të formohen dhjetëra gupe punuese, të cilat do të punojnë realizimin e  obligimeve të  dala nga marrëveshja.

Në takimin e mbajtur javën e kaluar gjithashtu, tema ishin zgjedhjet, dhe në të morën pjesë përfaqësues të OSBE-së, të organizatës “Most” dhe “Civil” si dhe nga Ministria e drejtësisë.