Kulturë Takim i Kançeska- Milevska me ambasadorin amerikan Bejli  

Takim i Kançeska- Milevska me ambasadorin amerikan Bejli  

Ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska sot kishte takim me ambasadorin amerikan Xhes Bejli ku janë vlerësuar raportet e mira mes dy vendeve që kanë të bëjnë me fushën e kulturës.

Kançeska- Milevska, siç informojnë nga ky dikaster, është falënderuar për mbështetjen e madhe që ambasada e SHBA-së në R. e Maqedonisë përmes Fondit të ambasadës e ofron për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ku është shprehur bindje se partneriteti mes Maqedonisë dhe ShBA-ve do të vazhdoj edhe më tej.

Ajo përkujtoi se prej vitit 2001 nga ky Fond deri më tani janë ndarë mbi 1 milion dollarë për realizimin e 12 projekteve ku është bërë konservimi i objekteve të rëndësishme kulturore. Ministrja e kulturës njoftoi se vitin e kaluar, Muzeu i Kumanovës ka dorëzuar aplikacion deri tek ambasada e SHBA-së në Shkup për mbështetjen e projektin për riparim, mbrojtjet dhe riparim të lokalitetit arkeologjik Kokino.

Në takim është theksuar se është e rëndësishme për afirmimin e kulturës së SHBA-ve në vendin tonë, por edhe promovimin e vlerave kulturore maqedonase në kontinentin amerikan bashkëpunimi mes institucioneve kulturore të të dy vendeve. Milevska ka theksuar se një numër i madh i artistëve nga SHBA-të që paraqiten në festivalet me renome në Maqedoni si “Vera e Ohrit” dhe “Mbrëmjet e operës” ndërsa këtë vit edhe Teatri popullor në Manastir, në suazat e festivalit të tretë të “Manastir Shekspir” do të mbahet shfaqje në regji të Xhon Blondel nga ShBA-të.