Bota Ballkan Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën që të jetë pjesë e...

Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën që të jetë pjesë e BE-së

Para se të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia patjetër duhet krejtësisht t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën ndërsa kjo do të vërtetohej edhe me dokument juridik- obligues, deklaroi shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurc, në intervistën për NIN.

-Nuk është në interes të BE-së t’i pranoj në anëtarësi me të drejta të plota anëtaret që janë në konflikt me vendet e tyre fqinje, sepse do të nënkuptonte “import” të mos- stabilitetit, vlerëson Kurc, duke shtuar se Brukseli është i gatshëm ta ndihmojë dhe lehtësojë procesin.
Sipas Kurc, nuk përjashtohet mundësia Serbia të jetë e detyruar të largohet nga Rusia para aderimit në BE për t’i përvetësuar qëndrimet e jashtme politike të Brukselit.