Maqedoni Sot prej orës 10 takim urgjent i grupit të punës për zgjedhjet

Sot prej orës 10 takim urgjent i grupit të punës për zgjedhjet

Sot prej orës 10, në Klubin e deputetëve do të mbahet takim urgjent i grupit të punës lidhur me çështjet e zgjedhjeve, njoftoi ndërmjetësi belg Piter Vanhoute.

Takimi vjen pas heshtjes njëditore të partive politike pas takimit të dështuar të liderëve të premten, kur liderët e katër partive më të mëdha politike, me ndërmjetësim të euro- komisarit Johanes Han dhe komunitetit ndërkombëtar, pas më shumë se 12 orëve nuk arritën marrëveshje për datën e zgjedhjeve.