Maqedoni Sot do të protestohet në Shkup, Shtip dhe Manastir

Sot do të protestohet në Shkup, Shtip dhe Manastir

Pas një dite pauzë, protestuesit sot më orën 18 sërish kthehen në rrugë. Protesta e sotme do të filloj para Prokurorisë speciale, por ende nuk dihet itinerari i protestës.

Protesta për sot janë paralajmëruar në Shtip, Koçani dhe Manastir. Protesta në Shtip do të filloj më orën 18, para Gjykatës themelore ndërsa në Manastir në sheshin “Magnolia”.

Nga organizatat civile thonë se nuk është interesi i tyre të ndeshen me policinë. Jo- zyrtarisht mësohet se për sot ka mundësi protestë të ketë edhe para shtëpisë së kryetarit Taleski.

Për nesër paralajmërohet protestë në Prilep prej orës 18 në sheshin e qytetit ndërsa të enjten në Gostivar.