Maqedoni Soros: Nuk jam i involvuar në ngjarjet e Maqedonisë

Soros: Nuk jam i involvuar në ngjarjet e Maqedonisë

Miliarderi i njohur hungarez dhe sponsor i Fondacioneve shoqëri të hapura, Xhorxh Soros, sot në debat për integrimin e romëve në Bruksel, potencoi se ai nuk merr pjesë në shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë dhe se politikën e Shoqërisë së tij të hapur në Maqedoni e udhëheq bordi drejtues i fondacionit që është përbërë nga qytetarët e Maqedonisë. Kjo, ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA­s nga Brukseli ishte pikë kyçe në pres konferencën e sotme në të cilën përveç Sorosit ka marrë pjesë edhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han dhe njeriu i parë i Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC) Goran Svilanoviq.

“Nuk kam përgjigje, nuk jam përkushtuar në shkatërrimin e vendit dhe nuk e di se si të përgjigjem, përveç se ta injoroj këtë”, theksoi Xhorxh Soros në pyetjen direkte nëse merr pjesë në krizë dhe parregullsitë që në Maqedoni e krijojnë njerëzit që janë në listën pagesore të Institutit për shoqëri të hapur.