Maqedoni Sondazh: Qytetarët besojnë se ka korrupsion në nivelin lokal dhe se raportimi...

Sondazh: Qytetarët besojnë se ka korrupsion në nivelin lokal dhe se raportimi është një betejë e humbur

Македонија, според истражувањето е земја во коа најмалку се зборува за корупцијата и заедно со Албанија има најслаби резултати во борбата и справувањето со корупцијата

Shumë qytetarë në vend besojnë se korrupsioni është i pranishëm në nivelin lokal, por një përqindje edhe më e lartë besojnë se raportimi i korrupsionit është betejë e humburb para kohe, tregon sondazhi i opinionit publik për perceptimin e qytetarëve për ekzitencë të korrupsionit lokal, të realizuar nga OJQ Infocentar, në suaza  të projektit “Reflektor mbi praktikat antikorrupsion në nivelin lokal”, i mbështetur financiarisht nga USAID, shkruan Meta.mk.

“Korrupsioni në komuna, sipas qytetarëve, është më i përhapuri në punësim, emërimet e drejtorëve, lëshimin e lejeve të ndërtimit, kontrollet inspektuese, përgatitjen e planeve të detajuara urbane, prokurimin publik, subvencionet. Qytetarët deklaruan se të gjitha funksionet dhe pozicionet në nivelin lokal janë njëëloj të ndjeshëm ndaj korrupsionit, por më pas i kanë veçuar inspektorët lokalë, kryetarët e komunave, zyrtarët komunalë dhe drejtorët e institucioneve publike, ndërmarrjeve dhe institucioneve në nivelin lokal, thuhet në studim.

Qytetarët gjithashtu nuk ishin shumë të kënaqur me transparencën dhe llogaridhënien e komunave, përkatësisht besojnë se buxhetet komunale nuk janë shpenzuar për të përmbushur nevojat e tyre, se ata nuk janë të përfshirë aq sa duhet në planifikimin e buxhetit, por edhe se nuk janë informuar sa duhet për shpenzimin e të hollave nga buxhetet komunale.

“Sipas qytetarëve, korrupsioni më i madh është në punësimin në komuna, ndërmarrje dhe institucione publike (66 përqind), emërim të drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të tjera (66 përqind), lëshimi i lejeve të ndërtimit (62 përqind), realizim i inspektimeve (61 përqind), përgatitja e planeve të detajuara urbane (59 përqind), prokurimet publike (59 përqind), subvencionet (59 përqind) dhe mbledhja e taksave (56 përqind). Megjithë perceptimet e qytetarëve për korrupsionin në nivelin lokal, është shqetësuese që madje 66 përqind besojnë se raportimi i korrupsionit mund të shkaktojë probleme për ata që e raportojnë korrupsionin, ndërsa gati 60 përqind mendojnë se raportimi i korrupsionit është betejë e humbur para kohe sepse autoritetet nuk janë efikas në parandalimin dhe sanksionimin e korrupsionit”, thuhet në vazhdim të sondazhit.

Në pyetjen se ku do të raportonin korrupsion, pothuajse një e katërta e të anketuarve (22 përqind) nuk do të raportonin korrupsionin fare, 33 përqind do ta raportonin në polici, 18 përqind në media, 17 përqind në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), 8 përqind tek Avokati i Popullit. 7 përqind në prokurori dhe 4 përqind në ndonjë organizatë të shoqërisë civile.

Nga aspekti i transparencës dhe llogaridhënies së komunave, shumica e të anketuarve nuk ndjehen të përfshirë në planifikimin e parave komunale dhe nuk janë mjaftueshëm të informuar për shpenzimin e fondeve komunale.

“Sa i përket punës së kryetarëve të komunave, 38 përqind e qytetarëve mendojnë se kryetari i komunës së tyre po bën një punë të shkëlqyer, dhe 37 përqind i japin vlerësim negativ. Banorët e rajoneve të Vardarit, Verilindjes dhe Juglindjes kanë dhënë vlerësim më të lartë për kryetarët e tyre, ndërsa banorët e rajoneve të Shkupit, Pelagonisë dhe Pollogut janë më pak të kënaqur. Banorët e zonave rurale janë më të kënaqur me kryetarët e komunave sesa ata në qytete”, thuhet më tej në koomunikatë.

Sondazhi telefonik është realizuar në janar të këtij viti nga agjencia “Indago” në ekzemplar përfaqësues prej 1.102 të anketuarve.