Numri i punonjësve të sektorit publik, sipas definicionit të Maqedonisë është rritur për 3.750 nga viti 2015 deri në vitin 2018,  pasi ka filluar të mbahet regjistri i punonjësve në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore. Por, përveç këtij numri, që përllogaritet duke i krahasuar të dhënat nga disa burime, në vitin 2017 për herë të parë është publikuar se  mbi 10.200 njerëz janë të punësuar me kontrata për punësim të përkohshëm ose janë punësuar në ndërmarrjet aksionare në pronësi të shtetit, njofton Meta.mk.

Atë vit publiku,  për herë të parë mësoi se rreth 8,663 persona ishin të punësuar përmes shoqatave aksionare që janë në pronësi të plotë të shtetit, por se ka edhe 1.624 persona tjerë të cilët janë punësuar përkohësisht përmes agjencive për punësim. Që vitin e ardhshëm, 2018, numri i të punësuarve përkohësisht është rritur në 2,439, ose 50 për qind.

Në këto dy kategori nuk e përfshin numrin e përgjithshëm të punonjësve në sektorin publik, si dhe zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar – deputetë, ministra, zëvendësministra, kryetarë të komunave, kryetarë dhe anëtarë të komisioneve shtetërore, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe zyrtarë tjerë të zgjedhur ose të emëruar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kështu, regjistri i punonjësve në sektorin publik në Maqedoni nuk i përfshin të gjithë ata që marrin paga nga shteti, përkatësisht nga taksapaguesit ose qytetarët.

Sipas raporteve vjetore të regjistrit, të cilin e përgatit Ministria e shoqërisë së  informacionit dhe administratë (MSHIA), sektori publik në Maqedoni, për tre vjet, është rritur me 3 përqind. Në vitin 2015 ky numër ka qenë 128.347 punonjës, ndërsa në vitin 2018 arriti në 132.068 persona, ose 3.721 punonjës më shumë.

Por kjo shifër nuk është e plotë. Edhe pse MSHIA në raportin e vitit 2017 për herë të parë e ka publikuar numrin e personave të angazhuar përkohësisht dhe punonjësve në ndërmarrjet shtetërore, gjithashtu thekson se ata s’konsiderohen si punonjës në sektorin publik.

“Për herë të parë në këtë Raport, Ministria e shoqërisë së informacionit dhe administratës e informon publikun edhe për numrin e të punësuarve përmes Agjencive për punësime të përkohshme dhe në Shoqatat aksionare”, thonë nga MSHIA në atë raport, duke shtuar se “ky numër, njëlloj sikurse për personat e angazhuar përmes agjencive për punësim të përkohshëm në institucionet e sektorit publik nuk hyn në analizat e përfshira në këtë raport”.

Edhe pse ministria nuk i përfshin këta punonjës në analizën e raportit të regjistrit të punonjësve në sektorin publik, me shpalosjen shihet se numri i punonjësve të “shtetit” është më i lartë për të paktën 14.837. Dhe atë duke mos i përfshirë funksionarët.