Korrespondentë Me hartën e re territoriale në Shqipëri, më të dëmtuarit maqedonasit e...

Me hartën e re territoriale në Shqipëri, më të dëmtuarit maqedonasit e Gollobërdës

“E gabuar është përshtypja se vetëm maqedonasit në Shqipëri janë dëmtuar me ndarjen e re territorial. Krahas nesh komunat e tyre i kanë humbur edhe pjesëtarë të komunitetit vllah, malazias dhe pakicës greke. Për këtë, presim reagim nga të gjitha pakicat në vend” thotë Nezir Meça nga shoqata “Ilinden” e Tiranës.

-Krahas maqedonasve, komunat e tyre i kanë humbur edhe pjesëtarët e pakicës vllahe, malaziase dhe pakicës greke. Pres, të gjithë së bashku edhe njëherë të reagojnë tek autoritetet dhe me këtë të tregojnë se Shqipëria nuk I respekton të drejtat e pakicave. Jo rastësisht UE para disa ditësh ishte decide se Shqipëria ende nuk është e gatshme të nisë negociatat për anëtarësim-thotë Meça,

Sipas ndarjes së re territorial, që duhet të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve locale vitin që vjen pakicës maqedonase i ndërpriten pesë komuna të cilat deri më tani vepronin si njësi të pavarura.

Mbeti veç një komunë Pusteci në krahinën e Prespës së vogël. Kjo komunë ka rreth 2000 banorë. Maqedonasit nga Shqipëria konsiderojnë se duhet të ekzistojë edhe komuna Gollobërdë ku do të përfshuhen tre komunat e deritanishme dhe komuna e Gorës, e cila do të kishte dy komuna. Me ligjin e rim ë të dëmtuar janë maqedonasit nga Gollobërda. Tri komunat nga ajo pjesë Stebleva, Trebishta dhe Ostreni i bashkohen qytetit të Bulqizës.

Profesori universitar Kimet Fetahu nga shoqata maqedonase “Mir”, thotë se pas kësaj u bë e qartë se Gjykata kushtetuese është dorë e zgjatur e qeverisë së Edi Ramës,i cili me çdo çmim ishte i vendosur të bëjë ndarjen territoriale edhe krahas të gjitha vërejtjeve nga partitë dhe sektori joqeveritar se ky është vendim i gabuar.

Gjykata kushtetuese dje për here të dytë refuzoi të diskutojë për ndarjen territorial të komunave. Gjykata me kërkesë të partive të opozitës dhe pjesëtarëve të pakicave, duhej të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjit, me të cilin numri i komunave nga 367 u zvogëlua në 61.