Galeria Me mbishkrime “Ua censurues” filloi protesta para RTVM-së

Me mbishkrime “Ua censurues” filloi protesta para RTVM-së

Qindra qytetarë u grumbulluan para radio- televizionit të Maqedonisë (RTVM) në protestën e cila filloi prej orës 12 për shkak të refuzimit të servisit nacional të transmetoj audio regjistrimet e “bombave” që është duke i publikuar lideri opozitar, Zoran Zaev.

Disa nga qytetarët e grumbulluar sillen bashkë njëri afër tjetrit, duke bartur me vete shkronja që përbëjnë parullën “Ua censurues”.

Letrat në të cilat shkruan parulla e njëjtë shpërndahen në mesin e qytetarëve të grumbulluar.

Protestën në të cilën  qytetarët duan të tregojnë revoltin e tyre nga politika redaktuese e RTVM-së, e udhëhoqi Stojançe Angelov, i cili kohëve të fundit çdo natë është duke protestuar para godinës së servisit nacional.