Sekcioni Kryesor SIRIZA fitoi në zgjedhjet në Greqi, Demokracia e Re pranon disfatën

SIRIZA fitoi në zgjedhjet në Greqi, Demokracia e Re pranon disfatën

Populli grek vendosi t’i ofroj mundësi të dytë SIRIZA-s dhe qeverisë së deritanishme. Sipas të dhënave të para zyrtare, SIRIZA prin me 35,4%, Demokracia e Re me 28,2%. Diferenca mes dy partive do të jetë diku më shumë se 7%.

Dora Bakojani duke arritur në selinë e Demokracisë së Re pranoi disfatën dhe i dëshiroi sukses Aleksis Ciprasit.

Partia e tretë Agimi i Artë fitoi vetëm 7,3%. Kjo parti edhe krahas arrestimit të liderëve të partisë nuk humbi mbështetjen ndërsa sipas sondazheve të mediumeve ka qenë partia e preferuar tek votuesit e papunë.

Partia e katërt gjegjësisht PASOK fitoi 6,5% të votave, vijon partia komuniste me 5,5%. Partia Reka në fund grumbulloi 3,8% të votave, Grekët e pavarur 3,7% ndërsa partia e vogël e Unionit të qendrës 3,5%.

Sipas rezultateve të para, SIRIZA mund të ketë 144 deputet, Demokracia e Re 75, Agimi i Artë 20, PASOK 17, Partia komuniste 15, Reka 10, Grekët e pavarur 10 dhe Unioni i qendrës 9 deputetë.