Maqedoni Sigurim i shtuar rreth gjykatave për rastin “Lagja e Trimave”

Sigurim i shtuar rreth gjykatave për rastin “Lagja e Trimave”

Sot më orën 11 në Gjykatën supreme pritet të filloj seanca publike për vlerësimin e aktakuzës për “Lagjen e Trimave”.

Prapa gjykatave janë parkuar disa autoblinda të policisë. Policët me automatik gjenden te ura “Goce Dellçec” ndërsa prezencë e forcave policore mund të vërehet nëpër të gjitha hyrjet e gjykatave.

Sot prokurori pritet të paraqet aktakuzën para Këshillit të gjykatësve që pritet të vendosin se a do të ketë apo jo bazë që rasti të mos kaloj në debat kryesor.

Qëndrim të tyre për aktakuzën pritet të japin edhe avokatët e të akuzuarve.