Maqedoni Sejfulla: Deklarta e Llatasit ofendim për turqit e mbarë botës

Sejfulla: Deklarta e Llatasit ofendim për turqit e mbarë botës

Dhjetëra qytetarë,  shumica pjesëtar të komunitetit turk në Maqedoni, u mblodhën në protestë paqësore para Qeverisë, sepse siç deklaruan janë të tmerruar nga deklarata e redaktorit të televizionit “Sitel”, Dragan Pavlloviq – Llatas, i cili në intervistën me liderin e opozitës, Zoran Zaev i tha “gënjen si turk”.

Në protestë ata thanë se ky është ofendim për turqit anembanë botës.

– Deklarata e mbrëmshme e Llatasit nuk është ofenduese vetëm për turqit e maqedonisë, por për turqit e gjithë botës. Protesat do të vazhdojnëf të jenë akoma më të mëdha. Të gjithë qytetarët që ndjehen në  fyer nga deklarata, do të mund të ngrejë padi kundër redaktorit të “Sitelit”- tha Ipo Sejfula, kryetar i bashkësisë lokale të Koliçanit të Poshtëm

Ai tha se deklarata e Llatasit nuk është ofendim vetëm për turqit, por edhe për të gjithë gazetarët, të cilëve Llatasi iu porositi të jenë pjesë e rrethit të tij.

Qytetarët e grumbulluar tani janë drejtuar të protestojnë para televizionit “Sitel”.