Maqedoni Përgatitet peticion për Ligjin e honorareve të arrijë në Gjykatën Kushtetuese

Përgatitet peticion për Ligjin e honorareve të arrijë në Gjykatën Kushtetuese

Peticion në Gjykatën Kushtetuese për kontestimin e zgjidhjeve ligjore për honoraristët, përgatitin një pjesë e sindikatave, organizatave joqeveritare dhe shoqatave civile të cilat protestuan kundër pagesës së kontributeve për honorarët.

Në përputhje me ndryshimet ligjore, një pjesë e honoraristëve të ardhurat e të cilëve janë më të larta nga paga minimale në vend, janë të obliguar të paguajnë kontribute për sigurim pensional dhe shëndetësor. Me ndryshimet ligjore përfshihen marrëveshjet në vepër, marrëveshjet autoriale dhe marrëveshje të tjera për kryerje të punës fizike ose intelektuale me të cilën personi fizik realizon neto të ardhura më të lartë se paga minimal, e cila këtë vit është 9,590 denarч