Maqedoni Bie numri i të sëmurëve nga gripi

Bie numri i të sëmurëve nga gripi

Javën e kaluar, janë regjistruar 332 raste të gripit. Nga fillimi i sezonit deri më tani numri ka arritur 2.410 të sëmurë informon “Zdravstvo24“.

Fillon të ulet  numri  i të sëmurëve nga gripi, flasin  të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik. Në javën e  parë të vitit 2410 janë evidentuar 332 të sëmurë nga gripi. Krahasuar me javën e  fundit të vitit 2014 për 26 %  ka rënie të  të sëmurëve nga gripi, sepse atëherë ka pasur 449 të sëmurë të rinj nga gripi. Ekspertët konsiderojnë se rënie e numrit ka të bëjë me periudhën e festave, dhe pret që trendi  i virusit në periudhën që vjen do të vazhdojë të rritet. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi për këtë sezon është 2410 persona. Numri më i madh i të sëmurëve janë nga Tetova 868, kurse nga Shkupi janë paraqitur 356   sëmurë nga gripi.

.