Maqedoni Pritet përgjigje nga Gruevski për takim të ri liderësh

Pritet përgjigje nga Gruevski për takim të ri liderësh

Ende nuk dihet nëse sot apo kur në përgjithësi do të takohen liderët e VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Nga burimet jozyrtare mësojmë se për momentin pritet kryeministri Gruevski të prononcohet rreth propozimit të fundit që e ka vendosur opozita në tavolinë.

Burimet njoftojnë se para se të vendos për atë se a do të ketë apo jo takim, Gruevski duhet të takohet me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Nëse sillet vendim për takim, me siguri ai do të mbahet në orët e pasditës.