Maqedoni LSDM megjithatë do të mbaj protestë të dielën

LSDM megjithatë do të mbaj protestë të dielën

 

Protesta e paralajmëruar e LSDM-së, megjithatë do të mbahet të dielën në orën 14.

Burimet e “Meta-s” lënë mundësinë kreu i partisë të ndryshoj vendimin rreth kohës së mbajtjes së protestës.

Siç mësojmë, mbrëmë është mbajtur takim i Këshillit të partisë, ku marrin pjesë themelues të LSDM-së si dhe seanca e Organizatës së qytetit të partisë.

Në të dy trupat shumica ka vendosur që protesta të mbahet, edhe pse ka pasur mendime të kundërta, që ai të anulohet, e deri në mendime dhe ide që të ndryshohet e tërë strategjia.

Është vendosur gjithashtu që “bombat” të vazhdojnë, por me dinamikë që do ta vendos kreu i partisë.

Ndërsa sot lideri i partisë Zoran Zaev, duhet të takohet me ambasadorin amerikan në vend, Xhes Bejli.

Një prej themeluesve të partisë, Gjuner Ismaili i cili ka qenë në takimin e Këshillit, deklaroi për agjencinë tonë se vendimi të mbahet protesta është miratuar ndërsa edhe më tej po mendohet për strategjinë e ardhshme.

“Po shqyrtohen të gjitha aspektet, se a duhet të mbahet apo jo. Është vendosur që protesta të mbahet ndërsa për orën do të vendos kryesia më e ngushtë. Për dinamikën e mëtutjeshme do të bisedohet në të ardhmen”, deklaroi Ismail.

Edhe Sofia Kunovska, kryetarja e Organizatës së qytetit të LSDM-së, konfirmoi se shumica megjithatë ka vendosur që protesta të mbahet, edhe pse nuk mohoi e as nuk konfirmoi, se në fillim është vendosur që të mbahet prej orës 14.

“Po merren vesh detajet për mitingun. Se çfarë skenari  saktë do të ketë do të dihet para protestës sepse s’duam t’i zbulojmë çdo gjë pushtetit- tha Kunovska.